
- Ballina
- Kompanitë
- EuroFat
EuroFat
Fabrika e dytë e styroporit e familjes Fetoshi — me makineri gjermane Erlenbach.


2007Themelimi
EuroFat
Kapacitet i ri, standard gjerman
Në vitin 2007, Z. Fetoshi dhe Z. Kryeziu — duke parë kërkesat e konsumatorëve për produkte nga styropori — e zgjeruan prodhimtarinë me fabrikën e re “Euro Fat”. Fabrika posedon teknologji gjermane, saktësisht makineri Erlenbach, dhe ndodhet në objektin e ish-ndërmarrjes “18 Nëntori” në Xërxë.
Synimi kryesor i EuroFat është plotësimi i nevojave të klientëve në Kosovë dhe — falë kualitetit të lartë të prodhimit — eksporti në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Zvicër.
Keni një projekt? Le të flasim.
Për oferta, porosi apo informata për produktet tona — na telefononi ose na shkruani. Ekipi ynë ju përgjigjet shpejt.











