


Fetoshi — Fat Group.
Kompania “Fetoshi” është themeluar në vitin 1990 nga Z. Nexhmedin Fetoshi dhe Z. Ruzhdi Kryeziu, me lokacion në Xërxë të Rahovecit. Në atë kohë veprimtaria kryesore ishte tregtia e materialit ndërtimor, ndërsa sot “Fetoshi” është një ndër kompanitë udhëheqëse për prodhimin dhe tregtimin e materialeve ndërtimore dhe izoluese.
Duke përcjellë nevojat e kohës, kompania u zgjerua në tregtinë e derivateve të naftës, në prodhimin e fer-trajeve, dhe në vitin 2002 hapi një ndër fabrikat më moderne për prodhimin e styroporit me teknologji të avancuar gjermane.
Partneriteti i shëndoshë i pronarëve ndër vite solli themelimin e EuroFat, Fat Oil, Fat Group dhe Fetoshi Dekor — një familje kompanish që sot mbulon prodhimin, tregtinë dhe ndërtimin.
Hap pas hapi, vit pas viti
-
1990
Themelimi
Nexhmedin Fetoshi dhe Ruzhdi Kryeziu themelojnë kompaninë “Fetoshi” në Xërxë, me tregti të materialit ndërtimor.

-
1994
Derivatet e naftës
Hapet pika e parë për shitje me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës në Xërxë.

-
1995–96
Hyrja në prodhimtari
Kompania nis prodhimin me linjën e prodhimit të fer-trajeve (tregerave).

-
2002
Fabrika e styroporit
Hapet një ndër fabrikat më moderne për prodhimin e styroporit, me teknologji të avancuar gjermane.

-
2007
EuroFat
Investim në fabrikën e re të styroporit “Euro Fat”, me makineri gjermane Erlenbach, në objektin e ish-ndërmarrjes “18 Nëntori” në Xërxë.

-
2009–11
Fat Oil
Zgjerim me tri pika karburanti “Fat Oil” (ish-Agro Teknika) në Xërxë, Fortesë dhe Ujëz.

-
2012
Fat Group
Themelohet “Fat Group” me seli në Prizren, për ndërtimin e komplekseve afaristo-banesore.

-
2015
Teknologji e re & Dekor
Makineritë zëvendësohen me teknologji të vitit 2015 dhe nis prodhimi i llajsneve dekorative dhe zbukurimeve 3D nga styropori.

Keni një projekt? Le të flasim.
Për oferta, porosi apo informata për produktet tona — na telefononi ose na shkruani. Ekipi ynë ju përgjigjet shpejt.



