Fat Oil

Fat Oil

FAT – GROUP shpk

FAT Group është themeluar në 2012 me seli në Prizren me pronar Z.Nexhmedin Fetoshi dhe Z.Ruzhdi Kryeziu.

Viti 1990 është koha kur pronaret e FAT Group startuan me veprimtarinë e suksesshme të biznesit me ndermarrjet e përbashkëta “FETOSHI” dhe “AGRO-TEKNIKA” me seli në Xërxe, të cilat veprimtarinë kryesore e kishin tregtinë me material ndertimor edhe me tregtimin e derivatëve të naftes.

Rezultatet pozitive të kompanive FETOSHI dhe AGROTEKNIKA – tani me emer të ri FAT OIL mundësuan zgjerimin e biznesit në vitin 1995 me fillimin e linjes së prodhimit të Fer-trajeve dhe në vitin 2002 kur pronaret
Z. Fetoshi dhe Z. Kryeziu arritën të hapin një ndër fabrikat më moderne në Kosove me teknologji të avansuar Gjermane për prodhimin e pllakave të styroporit.

Sukseset e kompanisë vazhduan edhe në vitet në vazhdim, me privatizimin e Ndermarrjes 18 Nentori dhe Kooperatives Bujqesore Bashkimi në Xërxe.

Në vazhdimesi të zgjerimit të bizneseve, Z. Fetoshi dhe Z. Kryeziu themeluan ndërmarrjen e dytë për prodhimin e pllakave te styroporit “EURO-FAT” e cila synim kryesor ka plotesimin e nevojave të klientëve si në Kosovë dhe marr parasysh kualitetin e lartë të prodhimit, edhe exportin në shtetet tjera si Shqiperi, Maqedoni dhe Zvicer.

Partneriteti i shëndoshë i pronarëve rezultoi me themelimin e ndermarrjes së re FAT GROUP, e cila mbart në vete ekipet e specializuara të ndertimeve të larta , të cilat tanimë ndërtuan kompleksin afaristo banesor në Prizren me standardet më të larta bashkekohore të ndërtimit.

Pika 1

Kontakti

Tel. Mob.:
+377 44 / 930 910, +377 44 200 800

e-mail:
[email protected]
www.fetoshi.com