Fetoshi -
Kompania “Fetoshi” është themeluar në vitin 1990 nga Z. Nexhmedin Fetoshi dhe Z. Ruzhdi Kryeziu me lokacion në Xërxe-Rahovec
Në atë kohë veprimtaria kryesore e “Fetoshi-t” ishte tregtia e materialit ndërtimor, ndërsa aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse për prodhim dhe tregtim të materialeve ndërtimore dhe izoluese.
Duke parë dhe përcjellë nevojat e kohës në vitin 1994 kompania “Fetoshi” arriti të hyjë edhe në laminë e tregtimit të derivatëve të naftës, ku fillimisht hapi pikën për shitje me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës në fshatin Xërxe.
Rezultatet pozitive të kompanisë mundësuan zgjërimin e biznesit ku në vitin 1995-1996 kompania arriti të kyqet edhe në prodhimtari me linjen e prodhimit të Fer-Trajave (tregerave).
Sukseset e kompanisë vazhduan edhe në vitet në vazhdim, ku në vitin 2002 kompania “Fetoshi” arriti të hap një ndër Fabrikat më moderne për prodhim të Styroporit me tekonologji të avancuar Gjermane.
Të arriturat e kompanisë vazhduan edhe më tutje ku në vitin 2007 Z. Fetoshi dhe Z. Kryeziu duke parë kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve për produkte nga Styropori , menduan zgjerimin e prodhimtarisë duke investuar në fabrikën e re per prodhim të Styroporit të quajtur “EURO FAT” e cila posedon teknologji Gjermane, saktësisht “ErlenbachMachine” dhe ndodhet në objektin e (ish Ndërmarrjes “18Nentori” në fsh.Xerxe)
Gjatë vitëve 2009-2011 kompania vendosi të zgjerohet në laminë e tregtimit të derivatëve të naftës ku arriti të hapë edhe tre pika tjera për shitje me pakicë dhe shumicë të cilat quhen “FAT OIL” shpk (ish AGRO TEKNIKA) dhe ndodhen në fshatrat: Xërxe, Fortesë dhe Ujëz .
Partneriteti i shëndoshë i pronarëve ndër vite, rezultoi që në vitin 2012 të bëhet themelimi i ndërmarrjes “Fat Group” me seli në Prizren, e cila merret me ndërtimin e komplekseve afaristo-banesore. “Fat Group” e cila mbart në vetë ekipet e specializuara për ndërtimeve të larta arriti të ndërtoj njërin ndër komplekset afaristo-banesore më të bukur dhe më funksional në qytetin e Prizrenit. Ky është vetem një fillim i mbarë për kompaninë “Fat Group” e cila në të ardhmen do të ndërtoj edhe shumë objekte afaristo-banesore të cilat do ta zbukurojnë edhe më shumë qytetin e Prizrenit.
Si dëshmi qe “Fetoshi” është një kompani serioze dhe pretendon të jetë në pozicionet më të larta në treg është edhe fakti që “Fetoshi” gjatë vitit 2015-të ka investuar në teknologji të re, ku janë zëvendësuar paisjet e vjetra për prodhim të Styroporit me ato të reja, saktësisht teknologji e vitit 2015-të. Gjatë vitit 2015-të “Fetoshi” poashtu ka investuar dhe në paisje për dekorime nga Styropori ku produkte të gatshme do të jenë: Llajsnet dekorative nga Styropori për perdorim të jashtëm dhe të brendshëm si dhe shumë zbukurime tjera nga Styropori në forma të ndryshme 3D.